Polemika për ndërhyrjen e Messit: Meritonte karton të kuq

0%

Përveç 3 golave ndaj Algjerisë, ylli argjentinas ka përfunduar në shënjestër për një episod negativ, ku i shpëtoi ndëshkimit maksimal. Polemika, gjithmonë polemika.

Rrjetet sociale kanë shpërthyer kundër Lionel Messi-t: “Messi u fal!”, “Messi duhej ndëshkuar me karton të kuq!”, “Messi nuk duhej ta mbyllte ndeshjen”. “Gjykata” e rrjeteve sociale është hedhur menjëherë në sulm pas ndeshjes Argjentinë-Algjeri, ku fenomeni argjentinas realizoi një tripletë të mrekullueshme.

Episodi që ka ngritur shumë diskutime lidhet me një ndërhyrje të ashpër të Messi-t pas golit të parë. Në minutën e 31-të ai godet nga prapa mbrojtësin Aissa Mandi. Ndërhyrje shumë e ashpër, natyrisht e paqëllimshme. Aissa Mandi vazhdon lojën më pas dhe për Messi-n asnjë ndëshkim. Të gjithë e kanë quajtur të turpshëm qëndrimin e arbitrave dhe VAR-it, duke mos dhënë as karton të verdhë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Gjykimet në rrjetet sociale janë për karton të kuq, që do të ndryshonte ndeshjen. Edhe specialistët e futbollit, mes tyre edhe Tiery Henry, një admirues i argjentinasit, ka pohuar se është ndërhyrje për karton të kuq. “Nuk mund të ketë një rregullore për Messi-n dhe një rregullore tjetër për të tjerët”, – tha francezi.

Burimi: Bota Sot