“Po betonizohet Prishtina”, Sveçla kritikon ndërhyrjet në sheshin

0%

Gëzim Sveçla, shef i grupit të asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, ka kritikuar zhvillimet urbane në kryeqytet, duke thënë se Prishtina ka nevojë për më shumë gjelbërim dhe më pak beton.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Sveçla ka shkruar se në shumë qytete evropiane po ndërmerren hapa për zëvendësimin e hapësirave të betonizuara me zona të gjelbra. “Në Evropë po hiqet betoni. Në Prishtinë po shtohet”, ka shkruar Sveçla.

Ai ka theksuar se këto ndryshime në qytetet evropiane bëhen për të ulur temperaturat gjatë verës, për të përmirësuar cilësinë e ajrit dhe për ta bërë ambientin urban më të jetueshëm. “Në shumë qytete evropiane, hapësirat e betonizuara po zëvendësohen me pemë, gjelbërim dhe hije.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Përveç estetikës, kjo bëhet për të ulur temperaturat gjatë verës, për të përmirësuar cilësinë e ajrit dhe për ta bërë qytetin më të jetueshëm”, ka shkruar ai. Duke iu referuar ndërhyrjeve në sheshin “Xhorxh Bush”, Sveçla ka kritikuar projektet që, sipas tij, rrisin betonizimin e kryeqytetit. “Prishtina nuk ka nevojë për më shumë beton. Ka nevojë për më shumë vizion”, u shpreh Sveçla.

Burimi: Telegrafi