Policia në Gjilan ka proceduar një motoçiklist, i cili dyshohet se në disa raste nuk ka përfillur urdhrat e zyrtarëve policorë për t’u ndalur gjatë drejtimit të motoçikletës. Sipas Policisë Rajonale të Gjilanit, veprimet e të dyshuarit kanë rrezikuar sigurinë e zyrtarëve policorë dhe pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.
Gjatë ndërhyrjes dhe procedurës për tërheqjen e motoçikletës, i dyshuari ka penguar zyrtarët policorë dhe personelin e autorizuar për bartjen e automjeteve në kryerjen e detyrave zyrtare. Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka autorizuar inicimin e procedurave kundërvajtëse.
Ndaj të dyshuarit janë shqiptuar fletëparaqitje për kundërvajtje për prishje të rendit dhe qetësisë publike, si dhe për shkelje të Ligjit për rregullat e trafikut rrugor. Policia ka bërë të ditur se gjatë trajtimit të rastit janë evidentuar gjithsej 8 kundërvajtje, për të cilat do të zhvillohen procedura në gjykatën kompetente, ndërsa motoçikleta është sekuestruar përkohësisht.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
