“Na hodhën bombën mbi shtëpi”, Bardhi flet për periudhën e vështirë

0%

Rap-artisti i njohur nga Kumanova, Bardhi, është rikthyer me një intervistë në ‘Grida Duma Podcast’. Ai ka rrëfyer episode të panjohura nga fëmijëria, lufta, familja, karriera dhe jeta e tij me Sarën. Mes emocioneve më të forta është kujtimi i luftës, kur shtëpia e familjes së tij u godit me bombë.

Foto: YouTube “Dyert ishin plot me plumba”, kujton këngëtari.Artisti po ashtu tregon se besimi në Zot e ka ndihmuar të kalojë zhgënjimet dhe momentet më të vështira të jetës, gjersa flet edhe për familjen e madhe ku është rritur dhe vlerat që ka marrë prej saj. I njëjti thekson se ardhja në jetë e fëmijës e ka ndryshuar rrënjësisht.

“Pse nuk jam bërë baba më herët?”, shprehet ai, duke pranuar se prindërimi i ka dhënë një kuptim krejt tjetër jetës, duke folur edhe për një vajzë dhe dashuri të madhe që po vjen në jetën e tij. Në fund, bën edhe një deklaratë romantike që nuk kalon pa u vënë re: “Edhe një jetë tjetër ta kisha, nuk do të gjeja një më të mirë se Sara”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi