Plagoset me thikë 45-vjeçari slloven në Durrës, autorët në kërkim

0%

Rreth orës , në zonën e Shkallnurit, dyshohet se shtetasi M. M., rreth 45 vjeç, nga Sllovenia, (i cili dyshohet se jetonte në kushte endacake), është konfliktuar fizikisht me disa persona, ende të paidentifikuar, të cilët më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë e konfliktit, 45-vjeçari ka pësuar dëmtime fizike, të dyshuara të shkaktuara me mjet prerës, dhe ndodhet në spital, ku po merr ndihmë mjekësore. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe shoqërimin e personave të dyshuar.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot