Fillojnë përgatitjet e Kosovës U20

0%

Të hënën në Prishtinë kanë nisur përgatitjet e Kombëtares U20 të Kosovës në hendboll (djemtë). Atmosfera në mesin e lojtarëve ishte shumë pozitive. Lojtarët dhe shtabi teknik i udhëhequr nga Fatmir Muhaxheri, janë të përkushtuar që ta shfrytëzojnë maksimalisht periudhën përgatitore. Kombëtarja e 20-vjeçarëve po përgatitet për Kampionatin Evropian që mbahet pikërisht në Prishtinë.

Hendbollistët e rinj do të kenë përgatitje të përbashkëta deri në fillim të Evropianit, përkatësisht deri më 11 korrik. Gjatë përgatitjeve, Kombëtarja U20 do t’i ketë edhe tri ndeshje kontrolluese. Dy herë Kosova U20 do të luajë me Arabinë Saudite, ndërsa një ndeshje e ka me Italinë. Të tri ndeshjet janë në Maqedoni të Veriut.

Kosova U20 ndeshjen e parë në Evropian e ka ndaj Holandës, më 12 korrik nga ora .

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot