Pishina e Gërmisë mbyllet përkohësisht pas kërkesës së Inspektoratit

0%

Pishina e Gërmisë do të jetë përkohësisht e mbyllur pas kërkesës së Inspektoratit Sanitar, deri në marrjen e mostrave dhe përfundimin e analizave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).

Lajmin e ka bërë të ditur ndërmarrja “Sport Marketing”, e cila ka bërë të ditur se në mënyrë të rregullt kontrollojnë cilësinë e ujit dhe bëjnë matjen e vlerave përkatëse, në përputhje me standardet dhe procedurat e brendshme të mirëmbajtjes. “Gjendja e përgjithshme e Pishinës së Gërmisë është e mirë, si në aspektin e cilësisë së ujit, ashtu edhe të ambienteve brenda saj.

Megjithatë, duke marrë parasysh rregullat dhe procedurat e IKSHPK-së për pishinat publike, si dhe për hir të transparencës dhe korrektësisë ndaj qytetarëve, do të presim rezultatet zyrtare nga Instituti para vazhdimit të punës”, thuhet në njoftimin e ndërmarrjes.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Sport Marketing” ka theksuar se do t’i respektojë dhe zbatojë vendimet e organeve përgjegjëse, duke pasur si prioritet kryesor sigurinë dhe shëndetin e qytetarëve. Sipas njoftimit, pas përfundimit të procedurave dhe marrjes së rezultateve zyrtare nga IKSHPK-ja, ndërmarrja do të dalë me njoftim për vazhdimin e punës së Pishinës së Gërmisë.

Burimi: Bota Sot