Selektori i Argjentinës, Lionel Scaloni, nuk i përmbajti emocionet pas fitores dramatike 3:2 ndaj Egjiptit, që i siguroi kualifikimin në çerekfinale të Kampionatit Botëror. Edhe pse Argjentina konsiderohej favorite e madhe, ajo u gjend në një pozitë shumë të vështirë pasi ishte në disavantazh 0:2.
Pas ndryshimeve taktike të bëra nga Scaloni, argjentinasit arritën të përmbysnin rezultatin, ndërsa golin e fitores e shënoi Enzo Fernandez pas asistimit të Lautaro Martínezit. Në përfundim të ndeshjes, Scaloni foli i përlotur. “Çfarë grupi lojtarësh! Kjo është e gjitha, duhet të largohem”, tha ai mes lotësh. Emocionet nuk i fshehu as ndihmëstrajneri Ramón Ayala. “Shpirti mu kthye në trup.
Duhet t’i falënderojmë djemtë. Ata nuk lodhen kurrë, gjithmonë mund të japin edhe më shumë dhe janë të aftë për gjëra të tilla. Ishin në një situatë shumë të vështirë, por besuan deri në fund. Mund të largohemi me kokën lart. Ky është një grup i jashtëzakonshëm”, deklaroi Ayala. Argjentina në çerekfinale do të përballet me Zvicrën, e cila eliminoi Kolumbinë pas ekzekutimit të penalltive.
