Bomba e verës: Mo Salah mund të përfundojë te gjiganti evropian

0%

Atletico Madrid raportohet se e ka vendosur ish-yllin e Liverpool, Mohamed Salah, në krye të listës së objektivave për afatin kalimtar të verës. Sulmuesi 33-vjeçar është aktualisht lojtar i lirë, pasi i dha fund aventurës së tij legjendare në “Anfield” pas nëntë sezonesh, duke u bërë një nga emrat më tërheqës në tregun e transferimeve.

Sipas mediumit spanjoll Fichajes , drejtuesit e Atleticos janë të vendosur të bëjnë një goditje të madhe në afatin kalimtar, duke e konsideruar Salahun objektivin kryesor për sezonin e ri. “Los Colchoneros” e shohin kapitenin e Egjiptit si zëvendësuesin ideal pas largimit të Antoine Griezmann, me synimin për ta rikthyer skuadrën në garën për trofetë më të rëndësishëm në Spanjë dhe Evropë.

Megjithëse Salah është pa klub dhe nuk kërkohet pagesë transferimi për kartonin e tij, Atletico duhet të përgatisë një ofertë të majme financiare për ta bindur sulmuesin të transferohet në kryeqytetin spanjoll. Raporti shton se drejtuesit sportivë të klubit kanë admirim të madh për karrierën, eksperiencën, lidershipin dhe mentalitetin fitues të egjiptianit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ata besojnë se ai ka profilin ideal për të udhëhequr repartin ofensiv dhe për të marrë përgjegjësinë në ndeshjet më të rëndësishme evropiane.

Klubi i njohur arab bën lëvizjen e parë për transferimin e Salah Edhe trajneri Diego Simeone thuhet se e konsideron transferimin e Salahut si “goditjen më të madhe të verës”, duke besuar se ai vazhdon të jetë një futbollist i klasit botëror, pavarësisht moshës.

Prania e tij në skemën e Simeones pritet t’i japë menjëherë më shumë kreativitet, cilësi dhe efikasitet sulmit të Atleticos, i cili ka nevojë për një lider me përvojë dhe aftësi për të bërë diferencën në hapësira të ngushta./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi