Pesë të vrarë nga të shtënat në Gjermani, Policia arreston dy persona

0%

Pesë persona kanë mbetur të vrarë si pasojë e një sulmi me armë zjarri që ka ndodhur në qytetin Stade, në veri të Gjermanisë. Sipas raportimit të BBC-së, Policia ka arrestuar dy persona lidhur me rastin, ndërsa njëri prej tyre konsiderohet i dyshuar për sulmin. Një zëdhënës i Policisë i ka konfirmuar BBC-së se, pas ngjarjes, se nuk ekziston më ndonjë rrezik shtesë për qytetarët.

Pas të shtënave, në vendin e ngjarjes janë angazhuar forca të shumta policore dhe ekipe të emergjencës, ndërsa autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve që të shmangin zonën derisa të përfundojnë veprimet hetimore. Sipas BBC-së, motivi i sulmit dhe rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja ende nuk janë bërë të ditura nga autoritetet.

Stade është një qytet me rreth 50 mijë banorë, i vendosur në perëndim të Hamburg.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Kallxo