Komuna e Istogut apelon te fermerët për kujdes gjatë korrje-shirjeve, kërkon masa për parandalimin e zjarreve

0%

Komuna e Istogut njofton të gjithë fermerët, auto-kombajnerët, prodhuesit dhe akterët e përfshirë në procesin e korrje-shirjeve që gjatë sezonit të respektojnë masat për parandalimin e zjarreve dhe zhvillimin e sigurt të punimeve.

Sipas njoftimit masat që duhen të ndërmerren janë disa si: Të merren të gjitha masat parandaluese për mbrojtjen e jetës, pronës dhe prodhimit bujqësor, çdo autokombajnë dhe makineri të pajiset me aparat zjarrfikës (P-9), kazmë dhe lopatë, etj. “

Të bëhet pastrimi i filtrave, servisimi dhe furnizimi me karburant të bëhen vetëm në vende të sigurta, jashtë sipërfaqeve të mbjella me grurë, në sipërfaqe të mëdha të krijohen shirita ndarës për të kufizuar përhapjen e mundshme të zjarrit, ndalohet rreptësisht pirja e duhanit gjatë korrje shirjeve dhe brenda autokombajnave, ndalohet përdorimi i flakës së hapur ose pajisjeve që krijojnë shkëndija pranë parcelave bujqësore”, thuhet në njoftim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndërkaq, siç thuhet në njoftim në raste emergjente mund të kontaktoni: 112 – Qendra Operative Emergjente, 193 – Zjarrfikësit në Istog, 192 – Policia e Kosovës.

Burimi: Telegrafi