Një valë e fortë të nxehti ka përfshirë vendin, duke sjellë temperatura ekstreme që këtë të hënë arrijnë deri në 40 gradë Celsius në disa zona. Sipas meteorologes Tanja Porja, temperaturat më të larta janë regjistruar në qytete si Shkodër, Elbasan, Berat, Tirana, Fier dhe Gjirokastër.
Parashikimet tregojnë se bregdeti dhe zonat e ulëta po përjetojnë gjithashtu temperatura të larta, ndërsa në zonat malore vlerat mbeten mbi normalen për këtë periudhë të vitit.
Megjithatë, nga e marta pritet një ndryshim gradual i kushteve atmosferike, me ulje të lehtë të temperaturave dhe rritje të paqëndrueshmërisë, që do të sjellë rrebeshe afatshkurtra shiu në pjesën lindore të vendit gjatë pasditeve.
Sipas Porjes, deri në fundjavë temperaturat maksimale pritet të zbresin në rreth 34–35°C, ndërsa kushtet e motit do të bëhen më të freskëta dhe më të paqëndrueshme, sidomos në orët e pasdites. Meteorologia theksoi gjithashtu se vlerat aktuale janë rreth 9 gradë mbi mesataren klimatike të fundqershorit, duke e bërë këtë një nga periudhat më të nxehta të sezonit veror deri tani.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
