Përzgjedhësi i Belgjikës tregon gabimin e Senegalit

0%

Shpërndaje në: Përzgjedhësi i Belgjikës, Rudi Garcia, ka thënë se Senegali bëri gabim kur vendosi të mbrojë rezultatin 2:0. Ai ka theksuar se ekipet si Senegali humbin “kontrollin taktik drejt fundit të ndeshjes”. Belgjika arriti fitore pas rikthimit të jashtëzakonshëm në fund të ndeshjes.

Fillimisht në minutat e fundit të kohës së rregullt barazoi rezultatin në 2:2, ndërsa në minutën e 125-të shënoi golin e fitores për 3:2. Fitoren belgëve ia siguroi Youri Tielemans, i cili shënoi nga penalltia për rezultatin final, 3:2.

“Në rezultatin 2:0, e dinim se do të bënin gjithçka për të mbrojtur portën e tyre, gjë që sipas mendimit tim është një gabim serioz”, u shpreh Rudi Garcia për “RTBF”. Skuadra e drejtuar nga Garcia do të përballet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 7 korrik në një të tetën e finales së Kupës së Botës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha