Bayern i mbyll derën Real Madridit për Olisen

0%

Real Madridi vazhdon ta ketë në radar sulmuesin francez Michael Olise, i cili po shkëlqen me paraqitjet e tij në Kupën e Botës 2026, por Bayern Munich nuk ka ndërmend të heqë dorë nga një prej yjeve të skuadrës. Sipas mediave spanjolle, presidenti i Bayern Munich, Herbert Hainer, zhvilloi së fundmi një takim në Madrid me homologun e tij të Real Madridit, Florentino Pérez.

Gjatë bisedës, mes temave të diskutuara ishte edhe e ardhmja e Olise. Hainer ka qenë i prerë në qëndrimin e tij, duke i bërë të qartë drejtuesit madrilen se lojtari nuk është në shitje. “I thashë Florentinos të mos e humbasë kohën. Olise nuk është në shitje dhe ne nuk do ta shesim”, citohet të ketë deklaruar presidenti i klubit bavarez.

Megjithatë, e përditshmja spanjolle “AS” raporton se drejtuesit e Bayern janë të vetëdijshëm se situata mund të ndryshojë në javët e ardhshme, nëse vetë futbollisti shpreh dëshirën për t’u larguar gjatë kësaj vere. Sipas raportimeve, pas përfundimit të Kupës së Botës, Olise pritet të zhvillojë një takim me drejtuesit e Bayern Munich për të diskutuar të ardhmen e tij.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Për shërbimet e francezit interesohen dy klube të mëdha, ndërsa aktualisht Real Madridi konsiderohet kandidati më i fortë për ta transferuar. Paraqitjet mbresëlënëse të Olise në Botëror kanë rritur ndjeshëm vlerën e tij në treg, duke zgjuar interesin e disa prej klubeve më të mëdha evropiane.

Në Madrid besojnë se 23-vjeçari është një nga objektivat kryesorë për të përforcuar repartin ofensiv në sezonin e ardhshëm.

Burimi: Bota Sot