Tuchel zbulon sekretin e rikthimit të Anglisë

0%

Shpërndaje në: Përzgjedhësi i Anglisë, Thomas Tuchel, ka thënë se një prej më meritorëve që Anglia riktheu rezultatin ndaj Kongos nga 1:0 në 2:1, ishte ndihmësi i tij, Anthony Barry. Tuchel ka thënë se Barry i kishte thënë që të kalonte 12 minutat e fundit Declan Ricen, nga pozita e mesfushorit të qendrës në mbrojtës të krahut të djathtë.

Tuchel thotë se e dëgjoi dhe se vendimi doli të ishte i qëlluar. Rice pati paraqitje të mirë në krahun e djathtë. “Anthony Barry kishte një ide të shkëlqyer për ta vendosur Ricen në krahun e djathtë të mbrojtjes, në mënyrë që të kishim cilësi nga ajo anë dhe gjithashtu pak më shumë mbështetje për Sakan dhe Eze që në fund na ndihmoi dhe e hapi situatën.

Pra, të gjitha meritat shkojnë për asistentin tim”, ka thënë Tuchel, shkruan “The Sun” të enjten. Mesfushori 27-vjeçar pranoi vështirësitë e paraqitjes si mbrojtës i krahut të djathtë. “Ishin ndoshta 12 minutat më të vështira.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Por në ato minuta të mbetur thashë se do të bëja më të mirën time si mbrojtës i krahut dhe mendoj se luajta mirë aty, por shpresoj të mos më duhet më të luaj si mbrojtës i djathtë”, u shpreh Rice pas ndeshjes.

Burimi: Koha