Përplasjet te Kuvendi, aktivisti Andi Tepelena: Ambasada amerikane të

0%

Aktivisti Andi Tepelena iu bëri thirje ndërkombëtarëve që të reagojnë dhe të ndërhyjnë për largimin e qeverisë së Edi Ramës. Duke folur për gazetarët, pas tensioneve dhe përplasjeve mes protestuesve dhe policisë përpara Kuvendit, aktivisti deklaroi se ambasada e SHBA-së duhet të reagojë ndaj dhunës.

Ai akuzoi edhe kreun e grupit parlamentar socialist, Taulant Balla se po nxit policinë që të ushtrojë dhunë ndaj protestuesve dhe se po i etiketon ata si anti-amerikanë apo agjentë të Iranit. “Janë dhunuar në mënyrë të tmerrshme. I bëj thirrje ambasadës amerikane se ka shumë shqiptar me nënshtetësi amerikane që të ndërhyjë urgjent.

Duhet ndërhyrja ndërkombëtare për t’i vënë fre këtij regjimi gjakatar. Balla është bandit që ka bërë thirrje policisë që të ushtrojë dhunë ndaj qytetarë paqësorë. Ata ministrat se donin të hanin bukë, urdhëruan policinë që të ndërhynin ndaj nesh. Ai është llumi i shoqërisë shqiptare. Ka ardhur koha që të ikin. Ne jemi qytetarët më paqësorë të këtij vendi, pro evropianë dhe pro perëndimorë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Që në ditët e para të protestës kemi treguar qytetari. Balla është një legen që do të provojë dhunën për të na nxjerrë si anti-amerikan, si agjentë të Iranit. Është provokator i rëndomtë. Iu bëj thirrje protestuesve që të jenë të shumtë në numër. Nuk ka kthim pas. ”, tha ai.

Burimi: Bota Sot