Një aksident i rëndë trafiku është regjistruar pasditen e së dielës në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, pranë zonës së Viroit. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës , ku një motoçikletë me targa greke është përplasur me një kamion që drejtohej nga një 54-vjeçar nga Gjirokastra.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit, një 34-vjeçar me shtetësi greke, ka pësuar lëndime të rënda në këmbë. Ai është transportuar fillimisht për ndihmë mjekësore dhe më pas është dërguar me helikopter drejt Tiranës për trajtim më të specializuar. Autoritetet kanë bërë të ditur se i dëmtuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, drejtuesi i kamionit është shoqëruar në komisariat, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
