Forca Ndërkombëtare për Stabilizim (ISF) e krijuar në kuadër të Bordit të Paqes ka mirëpritur anëtarët më të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ekip. Bordi i Paqes përmes një njoftimi në X ka theksuar se pjesëtarët e FSK-së “do të mbështesin përpjekjet për siguri në Gaza në fusha si logjistika dhe çështjet civile”.
The #ISF welcomes the newest members of the Kosovo Security Force to the team. They will support the Gaza security effort in areas such as logistics and civil affairs. #StabilityStartsHere pic.twitter.com/Pv0xWif4Gz — Board of Peace (@BoardOfPeace) July 12, 2026 Më , Kuvendi i Kosovës ka miratuar vendimin e Qeverisë për dërgimin e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Gaza, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese.
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se ky mision përfshin angazhimin e personelit të FSK-së në një komandë të unifikuar ndërkombëtare, që buron nga rezoluta 2803 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Ndërkaq, në seancën e datës Kuvendi i Kosovës ka miratuar marrëveshjen për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes.
Ndërkohë, më , presidentja e gjashtë e Kosovës, Vjosa Osmani, mori pjesë në takimin inaugurues të Bordit të Paqes në Uashington, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në këtë takim, Osmani bëri të ditur se Kosova është në mesin e pesë shteteve të para që janë zotuar për dërgimin e trupave paqeruajtëse në kuadër të një force të përbashkët ndërkombëtare për sigurinë në Gazë, duke theksuar se vendi nuk do të kontribuojë financiarisht.
