Një aksident trafiku është regjistruar mbrëmjen e së dielës në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj, ku janë përfshirë dy vetura me targa vendore. Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës , duke shkaktuar dëme materiale në automjete dhe lëndimin e një personi. I lënduari ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, për Sinjalin ka bërë të ditur se njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për të sqaruar rrethanat e aksidentit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
