Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një përleshjeje fizike që ka ndodhur në Komoran më rreth orës . Dy prej tyre dyshohet se janë lënduar me mjet të mprehtë. Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana. “Sot rreth orës kemi pranuar informatën për një përleshje fizike në Komoran. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes.
Nga informatat fillestare, raportohet se tre persona kanë mbetur të lënduar, (dy nga ta dyshohet se janë të lënduar nga një mjet i mprehtë), të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor”- ka njoftuar ai. Ndërsa ka thënë se njësitet relevante janë duke u marrë me sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
