Përfundon mbledhja, Haziri: Debati i brendshëm ka filluar sot, vendimarrës është lidershipi i LDK-së

0%

Pas më shumë se tri orësh takim, ka përfunduar mbledhja e Kryesisë dhe kryetarëve të degëve të LDK’së e cila erdhi pas kërkesave për dorëheqjen e Lumir Abdixhikut nga pozita e kryetarit të partisë. Pas mbledhjes, Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, u deklarua para gazetarëve.

I pyetur se çka u tha mbi kërkesat për dorëheqjen e Abdixhikut, Haziri tha se LDK “nuk i sheh proceset bardh e zi”, përcjell Reporteri.net. Ai tha se debati i brendshëm ka filluar sot dhe se do të vazhdohet edhe në organet tjera. “Proceset politike nuk definohen në LDK kështu. Ne kemi debat të brendshëm i cili sot ka fillu, me një organ është mbyllë. Do të vazhdohet me organet tjera.

Vendimarrës është lidershipi i LDK’së. Grupi i deputetëve bartë sovranitet qytetar. Janë 18 deputetë që kanë votë qytetarë që në fund do ta kenë edhe rolin e peshën e vetë”, tha Haziri. Haziri tha se mund të kenë dallime brenda për rrugën përpara, por asnjëherë për qëllimin. “Ne mund të kemi dallime për rrugë, por për qëllimin s’kemi dallime”, tha Haziri.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com