Për një javë në rajonin e Prishtinës u sekuestruan 13 armë zjarri

0%

Shpërndaje në: Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë javës së kaluar në rajonin e Prishtinës janë sekuestruar 13 armë zjarri. Në një përmbledhje të aktiviteteve policore për javën që shkoi thuhet se armët janë të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm. Gjithashtu thuhet se janë sekuestruar edhe municione të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.

Gjithashtu thuhet se gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme dhe aksione të ndara, janë realizuar 105 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 33 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca e verifikime.

“Në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa”, thuhet në njoftim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në po të njëjtën periudhë kohore thuhet se janë shqiptuar 3917 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor, prej të cilave 396 të evidentuara nga vetura inteligjente dhe vetura me radar mobil.

Burimi: Koha