Ndonëse ende nuk kanë vendosur se si të veprojnë në raport me formimin e institucioneve të Kosovës pas zgjedhjeve të 7 qershorit, Partia Demokratike e Kosovës pritet që gjatë ditës () të mbajë një mbledhje me “grupin e ri parlamentar” – të paformalizuar – meqenëse Kuvendi ende nuk është konstituuar.
Në këtë mbledhje të kandidatëve të zgjedhur për deputetë të Legjislaturës XI, pritet të flitet edhe për çështjen e qëndrimeve të PDK-së sa i përket formimit të institucioneve dhe zgjedhjes së presidentit të ri të vendit. Kallxo.com ka folur me deputeten e zgjedhur Ariana Musliu-Shoshi e cila ka thënë se kjo çështje do të diskutohet.
“Deri më tash nuk e kemi diskutuar si çështje [formimin e institucioneve]. Kemi diskutuar më shumë për zgjedhjet e brendshme, si Kryesi. Në mbledhjen e grupit parlamentar janë një pjesë e madhe e Kryesisë, edhe deputetë që janë. Besoj që kjo do të jetë tema që do e shqyrtojmë”- ka thënë Musliu-Shoshi më .
Derisa nga kjo parti ende nuk kanë vendosur se si të veprojnë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka thënë se pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve do filloj komunikimet me partitë tjera.
Nga Lidhja Demokratike e Kosovës janë shprehur të hapur për bashkëpunim në formimin e institucioneve të reja, kurse nga Aleanca kanë paraqitur disa kërkesa për të marrë pjesë në këtë proces, por pa kërkuar hise në qeverisje. “Së pari duhet ta presim certifikimin e rezultateve.
Certifikimi i rezultateve duhet të presë për trajtimin e ankesave dhe më pastaj pa humbur kohë do t’i kemi komunikimet dhe diskutimet e nevojshme”- u ka thënë shkurtimisht Kurti mediave më . Më , ai konfirmoi se nuk ka komunikim me partitë tjera sa i përket votimit të qeverisë dhe zgjedhjes së presidentit të ri.
“Porsa të certifikohet rezultati [zgjedhor], fillojmë komunikimet menjëherë”, ka deklaruar shkurt Kurti. Derisa më herët kishte thënë se synon bashkëpunim vetëm për çështjen e presidentit, gjatë së martës, ai nuk ka komentuar asgjë në lidhje me ndonjë marrëveshje të mundshme. “Ne jemi të interesuar që pa humbur kohë të hyjmë në fazën e konstituimit të institucioneve.
Sa më shpejt aq më mirë. Natyrisht, ju e dini, që për çështjen e presidentit, ne nuk mund ta bëjmë vetë këtë… Në këto rrethana neve na duhet bashkëpunim dhe do të mundohemi që të bashkëpunojmë me opozitën për çështjen e presidentit. Shpresoj që kësaj radhe të ndryshoj qasja e opozitës. Nuk kanë munguar ofertat nga ana jonë as në të kaluarën.
Duhet të përfundoj sjellja refuzuese e opozitës”- kishte thënë Kurti më , derisa ende nuk kishte përfunduar procesi i numërimit të votave. Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri më ka thënë se LDK mund të unifikohet nëse ai vet ose kryetari Abdixhiku janë kandidatë për president. “Në rast se ky emër është Lumiri [Abdixhiku, kryetar i partisë] ose emri im, atëherë mund të unifikohemi.
Lumirit i bie të jetë i pari, sipas detyrës zyrtare, sepse është kryetar. Pas Lumirit, konsensus më të madh [brenda LDK-së] kam unë”, theksoi Haziri për REL. Në zgjedhjet e 7 qershorit, LDK-ja garoi me emrat e Vjosa Osmanit si kandidate për presidente dhe të Lumir Abdixhikut si kandidat për kryeministër.
Kjo parti siguroi 18 ulëse në Kuvendin e Kosovës, por sipas Hazirit, për emrin e Osmanit, LDK-ja nuk do të mund të sigurojë mbështetjen e të gjithë deputetëve të saj. “Mund të jetë sikur herën e kaluar, pra, dy-tri vota, mund të ndahen, por në rastin e Lumirit ose rastin tim, mund të unifikohemi”, sqaroi Haziri.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini, më ka deklaruar se partia që ai e drejton është e gatshme të ndihmojë në formimin e institucioneve të reja pa kërkuar poste në qeveri, por ka paraqitur një sërë kërkesash programore që, sipas tij, janë në interes të qytetarëve.
Në një konferencë për media, ai tha se ekziston rreziku që Kosova të mbetet për një periudhë të gjatë pa institucione funksionale. “Po krijohet një ndjenjë që Kosova rrezikon me mbetë për një periudhë të gjatë pa institucione. Gjithçka është peng, gjithçka është blloku”- tha ai. Sipas tij, AAK nuk synon pjesëmarrje në qeverinë e ardhshme dhe nuk ka kushte që lidhen me pozita.
“Nuk kemi kurrfarë kushte vetjake. Nuk synojmë kurrfarë pjesëmarrje në qeverinë e ardhshme. Kemi kërkesa jetike” – u shpreh Gjini.
Ai kërkoi që institucionet e reja të pranojnë menjëherë projektin strategjik të gazsjellësit amerikan, të nisin procedurat për ndërtimin e një termocentrali të ri me qymyr dhe të rrisin pragun e TVSH-së nga 30 mijë në 100 mijë euro, me qëllim që, sipas tij, të lehtësohet funksionimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.
Gjini shtoi se AAK-ja është e gatshme të sigurojë kuorumin për konstituimin e institucioneve, pa vendosur kushte për poste politike. Zgjedhja e presidentit të ri mbetet një nga sfidat më të mëdha pas përfundimit të procesit zgjedhor. Posa Kuvendi të konstituohet, deputetët e rinj do të kenë 60 ditë afat për ta zgjedhur kreun e vendit.
Zgjedhjet e parakohshme u mbajtën pasi Kuvendi dështoi ta zgjedhë presidentin e vendit brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese. Në seancën e fundit, e cila kishte nisur më 27 prill dhe përfundoi më 28 prill, nuk pati kuorum për votim.
Ndonëse juridikisht nuk ka një dispozitë të prerë që përcakton se cili proces duhet të ketë përparësi absolute, në një rast të tillë kur Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar se 60 ditë është afati për zgjedhjen e presidentes, njohësit e Kushtetutës dhe çështjeve ligjore vlerësojnë se, për shkak të afateve dhe rrezikut nga vakumi institucional, zgjedhja e kryetarit të shtetit duhet të jetë prioriteti kryesor.
Paragrafi numër 182 i aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të datës , specifikon se Kuvendi ka në dispozicion afatin gjashtëdhjetë (60) ditor përpara hyrjes në periudhën tridhjetë (30) ditore të përcaktuar me paragrafit 2 të nenit 86 të Kushtetutës.
Megjithatë, sipas aktgjykimit, në kontekst të rrethanave të rastit, ndërlidhur me afatin e përcaktuar kushtetues të zgjedhjes së Presidentit kur nuk ka Kuvend të konstituuar dhe funksional dhe duke iu referuar qëllimit të normave kushtetuese, “Gjykata vlerëson se procedura për zgjedhjen e Presidentit duhet të fillojë nga dita e konstituimit të Kuvendit dhe të përfundojë më së largu brenda gjashtëdhjetë (60) ditëve nga dita e fillimit të procedurës për zgjedhjen e Presidentit.” Derisa numërimi i votave të partive politike ka përfunduar, ende nuk janë shpallur rezultatet përfundimtare pasi që pritet a do të ketë ankesa në Gjykatën Supreme dhe eventualisht deri në epilogun e rastit.
Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare pritet përfundimi i afatit për ankesa përsëri për t’u certifikuar rezultati pastaj dhe të fillojë afati 30 ditor për thirrjen e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
