Ndërron jetë Victor Willis, zëri i grupit legjendar Village People

0%

Victor Willis, këngëtari kryesor i grupit legjendar Village People dhe bashkautor i hitit të famshëm Y.M.C.A., ka ndërruar jetë më 30 qershor, si pasojë e një sëmundjeje të shkurtër. Lajmi u bë i ditur nga familja e tij përmes rrjeteve sociale dhe faqes zyrtare të grupit. Në mesazhin e publikuar, bashkëshortja e tij kërkoi privatësi për familjen në këtë periudhë të vështirë.

Victor lindi më në Dallas të Teksasit dhe e nisi rrugëtimin në muzikë duke kënduar në korin e kishës, pasi u rrit në familjen e një predikuesi baptist. Më vonë ai u zhvendos në New York, ku studioi aktrim dhe vallëzim, ndërsa u bë pjesë e produksioneve teatrore, përfshirë edhe muzikalin e njohur The Wiz.

Në fund të viteve 1970, Willis u bashkua me producentin francez Jacques Morali për të krijuar Village People. Fillimisht ishte vokalisti i vetëm i përhershëm i grupit, teksa anëtarët e tjerë u shtuan më vonë me personazhet ikonike që e bënë grupin të famshëm në mbarë botën.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Përveç rolit si vokalist kryesor, Victor ishte edhe bashkautor i disa prej hiteve më të mëdha të grupit, si “YMCA”, “Macho Man” dhe “In the Navy”, duke lënë një gjurmë të pashlyeshme në historinë e muzikës ‘disco’.

Burimi: Bota Sot