BQK: Në vitin 2025 ekonomia e Kosovës u rrit 3.6%, ndërsa inflacioni

0%

Ekonomia e Kosovës u rrit 3.6% në vitin 2025, e mbështetur nga konsumi dhe investimet, ndërsa inflacioni u rrit në 3.9% për shkak të çmimeve të ushqimit dhe energjisë. Sistemi financiar mbeti stabil dhe i kapitalizuar mirë, me rritje të kredive dhe depozitave që reflektuan besim te publiku.

Raporti gjithashtu thekson avancimin e digjitalizimit, forcimin e mbikëqyrjes financiare dhe përmirësimin e kornizës rregullative, pavarësisht rreziqeve nga faktorët e jashtëm.

Sipas raportit vjetor të Bankës Qendrore të Kosovës, ekonomia e vendit shënoi rritje reale prej 3.6%, e mbështetur kryesisht nga konsumi dhe investimet, ndërsa inflacioni shkoi në 3.9%, si rezultat i rritjes së çmimeve të ushqimit dhe energjisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

BQK njofton se asetet e sistemit financiar arritën në rreth 14.6 miliardë euro me sektorin bankar që mbeti dominues, ndërsa sektori pensional, i sigurimeve dhe ai mikrofinanciar, kontribuan në ndërmjetësim dhe diversifikim të burimeve të financimit. Portfoli i kredive arriti 6.7 miliardë euro Sektori bankar vazhdoi të jetë stabil, likuid dhe mirë i kapitalizuar.

Sipas raportit stoku i kredive arriti në rreth 6.7 miliardë euro me rritje vjetore prej 14.7% ndërsa norma e kredive joperformuese mbeti rreth 2.% “Stoku i kredive arriti rreth 6.7 miliardë euro, me rritje vjetore prej 14.7%, ndërsa depozitat vijuan zgjerimin e qëndrueshëm, duke reflektuar besim të lartë të publikut.

Norma e kredive joperformuese mbeti e ulët, rreth 2%, ndërsa treguesit e likuiditetit dhe kapitalizimit qëndruan mbi kërkesat rregullative”- shkruan në raport. Në raport përmendet se është avancuar sistemi i sigurimit të depozitave përmes rritjes së premiumeve [0.75% -1.5%] në FSDK, duke forcuar kapitalizimin dhe stabilitetin financiar.

Më tej raporti tregon se asetet pensionale arritën 3.8 miliardë euro mbështetur nga kthimet solide nga investimet, ndërsa sektorët e sigurimeve dhe ato mikrofinanciare vazhduan rritjen, duke mbështetur ndërmarrjet dhe ekonomitë familjare.

Gjatë vitit 2025, BQK ka realizuar 30 ekzaminime në sektorin bankar, të sigurimeve, pensioneve dhe institucionet mikrofinanciare, me fokus në qeverisjen korporative, sigurinë kibernetike, menaxhimin e rreziqeve dhe parandalimin e pastrimit të parave.

Në aspektin rregullativ, në raport shkruan se banka avancoi harmonizimin me standardet e Bashkimit Europian, përfshirë zhvillimin e standardeve FINREP/COREP dhe zbatimin gradual të modelit SREP.

Në kuadër të zhvillimit të tregut financiar u miratuan Udhëzimi për raportimin në Regjistrin e Kredive, Letra këshilluese për kreditë e sindikuara dhe Strategjia trevjeçare për menaxhimin e rreziqeve klimatike.

Mbi 1,100 ankesa të konsumatorëve u trajtuan nga BQK BQK bëri të ditur se gjatë vitit janë trajtuar 1,188 ankesa të konsumatorëve, ku pjesa më e madhe lidhej me bankat dhe kompanitë e sigurimeve.

“Në aspektin e mbrojtjes së konsumatorit, gjatë vitit 2025 u avancuan proceset e mbikëqyrjes së praktikave të tregut, shqyrtimit të ankesave, ku trajtuan 1,188 ankesa, ndërsa pjesa më e madhe e tyre lidhej me bankat dhe kompanitë e sigurimeve”—thuhet në raport.

Sa i përket transparencës, raporti tregon se është miratuar Rregullorja për Platformën e Krahasimit të Produkteve dhe Shërbimeve Financiare, si dhe u avancuan aktivitetet për edukimin financiar dhe zgjerimin e qasjes në financa. KIPS procesoi mbi 21 milionë transaksione me vlerë mbi 27 miliardë euro Sistemi i pagesave thuhet se shënoi progres drejt digjitalizimit.

Sipas BQK-së, Sistemi Ndërbankar i Pagesave (KIPS) procesoi mbi 21 milionë transaksione, me vlerë mbi 27 miliardë euro, ndërsa u rrit përdorimi i instrumenteve elektronike dhe shërbimeve si Apple Pay dhe Google Pay. Një nga zhvillimet strategjike BQK thotë se ishte avancimi i projektit për pagesa të menjëhershme përmes TIPS Clone dhe përgatitjet për anëtarësim në SPA.

Megjithatë, BQK thekson se shqyrtimi kushtetues i disa ligjeve pengoi aplikimin. “ Kufizimet në mos shpalljen e ligjeve për shkak të shqyrtimit kushtetues, pamundësuan aplikimin final ne SEPA, dhe për rrjedhojë, humbjen e mundësisë që të jemi në trend me vendet fqinje, ne një proces që do të sillte përfitime shumë të larta për vendin”-thotë raporti.

Në fushën e inovacionit financiar, u miratua korniza e parë rregullative për kripto-asetet, ndërsa në aspektin e sigurisë financiare u nënshkrua memorandum bashkëpunimi me Bankën Qendrore Evropiane për mbrojtjen e integritetit të euros në Kosovë.

Në arenën ndërkombëtare, Kosova siguroi linjën e likuiditetit EUREP prej 100 milionë euro, ndërsa Fondi Monetar Ndërkombëtar miratoi rishikimin e katërt të marrëveshjeve SBA dhe RSF. Po ashtu, gjatë vitit 2025 Kosova u hoq nga Lista e Bankës Botërore për Vendet në Situata të Brishtësisë dhe Konfliktit dhe agjencia Fitch Ratings konfiromi vlerësimin sovran të BB-së.

“Një zhvillim i rëndësishëm ishte heqja e Kosovës nga Lista e Bankës Botërore për Vendet në Situata të Brishtësisë dhe Konfliktit (FCS/FCV), si dhe konfirmimi i vlerësimit kreditor sovran “BB-” nga agjencia Fitch Ratings, duke reflektuar stabilitetin makroekonomik dhe rritjen e besimit ndërkombëtar”- bën të ditur BQK. 16.4% e BPV-së, borxhi publik i Kosovës BQK thekson se borxhi publik mbeti në nivel të ulët, rreth 16.4% e Bruto Produktit Vendor, ndërsa remitencat dhe investimet e huaja direkte vazhduan të luajnë rol të rëndësishëm në stabilitetin ekonomik.

Krejt në fund, raporti i BQK-së vlerëson se me gjithë zhvillimet pozitive, perspektiva mbetet e shoqëruar me pasiguri nga mjedisi i jashtëm, veçanërisht për shkak të tensioneve gjeopolitike dhe luhatjeve të çmimeve të energjisë. Më , Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, i dorëzoi Kryetares së Kuvendit të Kosovës, njëherësh U.D.

Presidentes, Albulena Haxhiu, raportin vjetor të BQK-së për vitin 2025. Raportin vjetor për vitin 2025 të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) e gjeni KËTU .

Burimi: Kallxo