Paulo Dybala vazhdon me Romën, pranon ulje të madhe page

0%

Sulmuesi argjentinas Paulo Dybala do të vazhdojë të jetë pjesë e AS Roma, pasi ka arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës deri në qershor të vitit 2028. Sipas raportimeve nga mediat italiane, 32-vjeçari ka pranuar një ulje të konsiderueshme page dhe do të përfitojë rreth 3 milionë euro në sezon, plus bonuse të lidhura me paraqitjet dhe objektivat.

Marrëveshja e re është dyvjeçare, me opsion për zgjatje edhe për një sezon tjetër. Ky vendim tregon dëshirën e Dybalas për të vazhduar aventurën në kryeqytetin italian, pavarësisht interesimit nga klube të tjera. Argjentinasi mbetet një nga figurat kyçe të projektit të Romës për sezonet e ardhshme.

Burimi: Bota Sot