Rreth 480 viktima u regjistruan në Holandë gjatë valës së pazakontë të të nxehtit javën e kaluar, njoftuan sot autoritetet shëndetësore holandeze. Sipas të dhënave, vdekjet shtesë gjatë periudhës 22–28 qershor u shënuan kryesisht te personat 80 vjeç e sipër. Numri më i madh i rasteve u regjistrua në jug dhe lindje të vendit, ku temperaturat arritën nivelet më të larta.
Gjatë kësaj vale të të nxehtit, në Holandë u regjistruan temperatura rekord për muajin qershor, duke arritur deri në afro 40 gradë Celsius. Edhe Franca raportoi më herët të paktën 1 000 viktima në lidhje me të nxehtin ekstrem, ndërsa autoritetet paralajmëruan se bilanci përfundimtar mund të jetë edhe më i lartë.
Sipas shkencëtarëve, vala e të nxehtit që nisi më 20 qershor ishte më intensivja e regjistruar ndonjëherë në Evropë, duke rritur ndjeshëm rrezikun për shëndetin, veçanërisht te të moshuarit dhe grupet më të prekura.
