Barcelona më në fund ka marrë lajmin e shumëpritur këtë të enjte. Siaps Cadena SER, Barcelona tashmë është brenda rregullit të Fair Play Financiar 1:1 të LaLiga-s, që do të thotë se do të jetë në gjendje të operojë normalisht nga sot e tutje në merkato.
Ky ndryshim do të thotë që Barcelona do të jetë në gjendje të shpenzojë çdo euro që gjeneron ose liron për skuadrën, diçka që nuk ka ndodhur që nga sezoni 2019-20.
Për të arritur deri në këtë pikë, klubi katalanas ka ulur faturën e pagave në sezonet e fundit, me largimet e Robert Lewandowski dhe Ansu Fati, ose rinovimin e reduktuar të kontratës së rë te Andreas Christensen, si dhe ka rritur të ardhurat përmes marrëveshjeve të sponsorizimit dhe kthimit të fundit në Spotify Camp Nou, ndër shumë iniciativa të tjera.
