Haalandi po e shfaq më të mirën në skenën më të madhe

0%

Shpërndaje në: Erling Haaland qëndronte në fushë në Dallas, me një buzëqeshje qesharake në fytyre dhe një helmetë “vikinge” në kokë. Ai po e shijonte momentin. Norvegjia sapo kishte mposhtur Bregun e Fildishtë, 2:1, në 1/16 e finales së Botërorit. Për norvegjezët është fitorja e parë në ndeshjet me eliminim direkt në Kupë të Botës.

Fitorja u festua nga lojtarët dhe tifozët që u bashkuan në festimin tashmë ikonik “Viking Row”. Martin Odegaard udhëhoqi festën me daulle. Dhe, ashtu si mund të pritej, Haalandi shënoi golin e fitores. Nuk ishte goli më i mirë ndërkombëtar i top-sulmuesit. Por është më i rëndësishmi deri më tani. Norvegjia u bë përfaqësuesja e parë evropiane që u kualifikua në 1/8 e finales.

Kualifikimi i Norvegjisë erdhi pas dështimit të Gjermanisë dhe Holandës. Kjo përputhet me performancën më të mirë të norvegjezëve në Botëror, plot 28 vjet më parë. Brazili tani pret për norvegjezët e papërshtatshëm. Haalandi tani ka një gol shumë të rëndësishëm në bilancin e jashtëzakonshëm me Norvegjinë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai ndër të tjera i ka edhe pesë gola kundër Moldavisë dhe pesë tregolësha. 25-vjeçari tani i ka 60 gola në 53 ndeshje ndërkombëtare. Pra mesatarisht ka shënuar gol në çdo 72 minuta. 55 golat e parë të Haalandit me Norvegjinë nuk ishin shënuar në turne të madh. Dhe në skenën më të madhe, Haaland ka shkëlqyer me pesë gola në tri ndeshje.

Bazuar në buzëqeshjen e tij të madhe në fushë dhe aventurat në mediat sociale, Haaland po lulëzon në skenën e Botërorit. “Norvegjia është ekip shumë i mirë dhe kjo është plotësisht për shkak të atij njeriu”, ka thënë ish-kapiteni i Anglisë, Wayne Rooney. “Ai ka dëshmuar se i përket këtij niveli të Kupës së Botës. Ai është shkatërrues. Nuk ishte shumë në lojë, por shënoi golin e fitores”.

Sulmuesi i Manchester Cityt ka realizuar gol në 13 paraqitjet e fundit garuese për Norvegjinë. Ka shënuar plot 25 gola në këtë seri. Ai ka shënuar edhe ndaj përfaqësueseve të vogla si Moldavia, Izraeli e Estonia. Por shënoi dy herë edhe në fitoren 4:1 ndaj Italisë, që vulosi kualifikimin e Norvegjisë në një turne të madh për herë të parë që nga Euro 2000.

Në Botëror, sulmuesi që ka pushtuar edhe rrjetet sociale, shënoi dy herë ndaj Irakut në fitoren 4:1. Realizoi dy herë të tjera në fitoren 3:2 ndaj Senegalit, ndërkohë që u pushua në ndeshjen ndaj Francës, pasi Norvegjia tashmë kishte siguruar avancimin. Ndaj Bregut të Fildishtë nuk ishte lojtari kryesor në fushë. Antonio Nusa dhe Amad Diallo i Bregut shënuan gola shumë më të mirë.

Dhe në minutën e 86-të, Haalandi ishte në vendin e duhur në kohën e duhur. Ai bëri vetëm dhjetë pasime, tetë prej tyre të suksesshme. E preku topin vetëm 27 herë për 90 minuta dhe thuajse gjysma e prekjeve ishin në gjysmën e fushës të Norvegjisë. “Mendoj se është golashënuesi më i mirë në botë. Nuk ka dyshime për këtë. Nuk ishte shumë i përfshirë, por shënoi sërish golin e fitores.

Statistikat e tij nuk janë nga kjo botë”, ka thënë selektori i Norvegjisë, Stale Solbakken. Me Halandin në fushë, Norvegjia e ka qetësinë e duhur. Solbakken ka përmendur faktin se Haalandi nuk e humbi asnjë top. Asnjë futbollist nuk mund t’i afrohet aktualisht efikasitetit të Haalandit në futbollin ndërkombëtar. BBC ka bërë pyetjen se sa gola mund t’i shënoi ai për Norvegjinë.

Është bërë edhe një krahasim me Cristiano Ronaldon që është golashënuesi më i mirë në histori të futbollit ndërkombëtar. Ronaldo i ka 145 gola në 231 paraqitje. Pra ka shënuar gol çdo 1.59 ndeshje. Haalandi i ka 60 gola në 53 ndeshje. Pra ka gol për çdo 0.88 ndeshje. Me ecurinë aktuale, Haaland do të arrinte shifrën e golave të Ronaldos në ndeshjen e 128-të me Norvegjinë.

Dhe me ecurinë aktuale, ai do të ketë gola sa Ronaldo, në nivel përfaqësuesesh, në moshën 32-vjeçare. Në moshën 41-vjeçare, që është mosha aktuale e Ronaldos, Haaland mund t’i ketë 260 gola për Norvegjinë. Këto janë vetëm parashikime natyrisht. Por në këtë moment, Haaland është “vikingu” kryesor i Norvegjisë. “Është çmenduri. 28 vjet që nga hera e fundit kur ishim në këtë fazë.

Është gjë e madhe, është çmenduri. Është mirë të shohësh se do të thotë kaq shumë për të gjithë Norvegjinë. Mendoj se kjo do ta ndryshojë Norvegjinë përgjithmonë., Ndiej një lloj uniteti. Është prekëse të shohësh këtë”, ka thënë Haaland. Tani Norvegjia do të ketë punë të vështirë me Brazilin. Por me Haalandin në formë asgjë nuk bën të përjashtohet.

Burimi: Koha