Shpërndaje në: Gana mund të përfundojë në vendin e parë, të dytë apo të tretë të Grupit L. Kjo vendoset sonte nga ora kur luan ndaj Kroacisë. Gana i ka katër pikë nga dy ndeshje. Kroacia është e treta me tri pikë. Problemi për Ganën është se nëse përfundon në pozitën e dytë, mund të ketë ndikim të madh te skuadra. Gana do të luante në Kanada, shteti që ia ndalon hyrjen Thomas Parteyt.
Partey mungoi në ndeshjen e parë të turneut. Mesfushori i Villarrealit është duke u gjykuar në Mbretërinë e Bashkuar për përdhunim dhe sulm seksual ndaj disa grave. Partey është prej lojtarëve më të rëndësishëm të Ganës së udhëhequr nga përzgjedhësi Carlos Queiroz. Ai pati paraqitje të mirë ndaj Anglisë në ndeshjen e dytë.
