Paralajmërohet se ndeshja Angli – Norvegji mund të shtyhet

0%

Anglia do të përballet me Norvegjinë në çerekfinalen e Kupës së Botës këtë të shtunë në mbrëmje në Miami, me ndeshjen që është planifikuar të nisë në orën sipas kohës sonë. Megjithatë, ekziston mundësia që fillimi i saj të shtyhet.

“Tre Luanët” e panë edhe ndeshjen e tyre të fundit në turne, fitoren ndaj Meksikës në stadiumin “Azteca”, të shtyhej për një orë për shkak të kushteve atmosferike.

Pritej që përballja e 1/8 së finales me Meksikën të shtyhej për shkak të parashikimeve të motit, por vetëm pak ditë para ndeshjes u raportua se FIFA po shqyrtonte mundësinë që takimi të zhvillohej gjashtë orë më herët për t’iu shmangur motit të keq. Megjithatë, të dy federatat refuzuan këtë plan. Tani duket se Anglia mund të përballet sërish me një vonesë në Kupën e Botës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ekspertët e motit kanë paralajmëruar stuhi me bubullima në zonën përreth stadiumit, të cilat mund të shkaktojnë shtyrjen e fillimit të ndeshjes. Sipas rregulloreve të FIFA-s, loja ndërpritet automatikisht nëse zbulohet rrufe brenda një rrezeje prej tetë miljesh (rreth 13 kilometrash) nga stadiumi.

Nëse ndodh kjo, lojtarët nuk lejohen të rikthehen në fushë deri të paktën 30 minuta pas goditjes së fundit të regjistruar të rrufesë, ndërsa më pas u jepen edhe 15 minuta shtesë për t’u nxehur. Duke folur për “Sun Sport”, meteorologu i lartë i “AccuWeather”, Chad Merrill, tha se ka shumë gjasa që stuhi të zhvillohen në zonën e stadiumit para çerekfinales mes Anglisë dhe Norvegjisë.

“Për momentin, në Florida kemi një situatë tipike të erës detare, ku gjatë pasdites krijohen reshje shiu dhe stuhi që vijnë nga Oqeani Atlantik. Sa i përket Miamit, stuhitë në këtë periudhë të vitit zakonisht ndodhin gjatë pasdites. Era detare krijon reshje dhe stuhi, të cilat më pas lëvizin drejt perëndimit dhe herë pas here sjellin reshje të dendura shiu dhe erëra të forta”, tha Merrill.

Skuadra e Thomas Tuchelit pritet ta shohë këtë si sfidën e radhës në një Kupë Bote plot pengesa. Gjithçka nisi me vjedhjen e pajisjeve të ekipit para fillimit të turneut, vijoi me dëmtimet e shumta dhe më pas me situatën e krijuar para ndeshjes ndaj Meksikës.

Megjithatë, Anglia mund ta konsiderojë këtë si një tjetër provë karakteri në rrugëtimin drejt synimit për të fituar Kupën e Botës për herë të parë që nga triumfi i saj i vetëm në vitin 1966.

Burimi: Bota Sot