Nis kampi treditor me futbollistë të Diasporës të gjeneratës 2011 të Kombëtares U17! Pas kampit të gjeneratës 2010, sot në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali ka nisur grumbullimi i 46 futbollistëve nga diaspora, në kuadër të projektit të Federatës së Futbollit të Kosovës për identifikimin dhe vlerësimin e talenteve.
Gjatë tri ditëve përzgjedhësi Arbnor Morina dhe stafi i tij do të vëzhgojnë nga afër cilësitë e secilit futbollist. Pra, me synimin që talentet më premtuese të jenë pjesë e Kombëtares U17, e cila me këtë gjeneratë vitin e ardhshëm do të zhvillojë ciklin kualifikues.
