Kulla Eiffel dhe Muzeu i Luvrit në Paris do të mbyllen më herët gjatë fundjavës, për shkak të një vale të re të të nxehtit që ka përfshirë Francën. Kulla Eiffel njoftoi se do të mbyllet në mënyrë të jashtëzakonshme në orën të shtunën dhe të dielën, ndërsa Luvri do të mbyllet në të njëjtën orë deri të hënën. Muzeu Orsay bëri të ditur se do të mbyllet nga ora , nga e shtuna deri të mërkurën.
Sipas Météo-France, 24 departamente në veriperëndim të Francës janë nën alarm të kuq për shkak të temperaturave të larta, duke prekur më shumë se 22 milionë banorë. Temperaturat pritet të arrijnë 35 deri në 38 gradë Celsius në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në rajonet nga Burgundy deri në Pays de la Loire parashikohen deri në 39 gradë Celsius.
Pjesa më e madhe e Francës është gjithashtu nën alarm portokalli, ndërsa vendi përgatitet për festimet e Ditës së Bastijës më 14 korrik. Kjo është vala e tretë e të nxehtit që godet Francën që nga muaji maj. Nënkryetari i Bashkisë së Parisit, Emmanuel Grégoire, zhvilloi të premten një mbledhje për përgatitjen ndaj temperaturave të larta.
Ai tha se qyteti do të zgjasë masat kundër vapës, duke mbajtur më gjatë të hapura parqet dhe pishinat, duke shtuar pikat e ujit të pijshëm dhe mbështetjen për personat më të rrezikuar. Në Spanjë, përmirësimi i motit u ka ndihmuar zjarrfikësve në përballjen me një nga zjarret më vdekjeprurëse në historinë e vendit.
Të paktën 12 persona kanë humbur jetën dhe mbi 1.400 janë evakuuar në provincën juglindore të Almerías, pasi zjarri përfshiu rajonin gjatë kësaj jave. Autoritetet dyshojnë se zjarri mund të jetë shkaktuar nga rënia e një linje të energjisë elektrike.
Agjencia meteorologjike spanjolle AEMET njoftoi se temperaturat do të arrijnë deri në 36-38 gradë Celsius në pjesën më të madhe të Gadishullit Iberik. Në Italinë veriore, rezervat e ujit po pakësohen, duke kërcënuar bujqësinë, ndërsa lumi Po po përballet me thatësirë. Autoriteti i Basenit të Lumit Po e ka cilësuar situatën si “kritike”. / Burimi: Euro News
