Paraguai-Francë luhet në vapë përvëluese, nuk do ta besoni sa shënon

0%

Ndeshja mes Paraguait dhe Francës do të zhvillohet në kushte ekstreme, me indeksin e nxehtësisë që i afrohet 50°C. Temperaturat e larta kanë detyruar organizatorët të marrin masa shtesë për mbrojtjen e futbollistëve dhe stafeve teknike. Pranë stolave është vendosur një njësi klimatizimi për t’u ofruar lojtarëve mundësinë të freskohen gjatë ndërprerjeve të lojës.

Kushtet e vështira atmosferike pritet të ndikojnë edhe në ritmin dhe intensitetin e lojës Gjithsesi gjendja shëndetësore e futbollistëve mbeten prioritet në një sfidë që po zhvillohet nën vapë përvëluese.

Burimi: Bota Sot