Padia për shpifje ndaj Patrick Byrne, Hunter Biden fiton 1.7 milionë

0%

Një gjyqtar federal mori vendimin të premten lidhur me padinë e ngritur nga Hunter Biden ndaj ish-drejtorit ekzekutiv të Overstock.com, Patrick Byrne. Gjykata vendosi dëmshpëshpërblim 1.7 milion dollarë dëmshpërblim. Biden e paditi Byrne-in, një aleat të Donald Trump-it i cili mohoi rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020 dhe financoi përpjekjet për t’i përmbysur ato në vitin 2023.

Ai e ka akuzuar Byrne-in se kishte gënjyer në një intervistë se Biden më parë kishte kërkuar ryshfet nga qeveria e Iranit në vjeshtën e vitit 2021. Joe Biden, babai i Hunterit, ishte president i SHBA-së në atë kohë.

Dhe Byrne në një intervistë gënjeu se Hunter Biden në këmbim të një ryshfeti prej 800 milionë dollarësh i kishte ofruar Iranit të shkonte tek i ati dhe të zhbllokonte 8 miliardë dollarë në asete të ngrira iraniane dhe të sigurohej që SHBA-të do të tregoheshin të butë me Iranin gjatë bisedimeve bërthamore midis dy vendeve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Biden pretendoi në padi se Byrne “bëri, publikoi dhe përsëriti deklarata të rreme dhe shpifëse duke e ditur shumë mirë se deklaratat janë të rreme, me qëllim që ta nënshtrojë paditësin ndaj ngacmimit, frikësimit dhe dëmtimit”.

Në një urdhër të dhënë të premten, gjykatësi i distriktit amerikan Stephen Wilson i Kalifornisë shkroi se Byrne gjatë çështjes kishte kundërshtuar faktin se i kishte bërë ato deklarata me “keqdashje të vërtetë”. Dhe, shkroi se Byrne i kishte thënë gjykatës se besonte që deklaratat ishin të vërteta sepse një zyrtar i qeverisë iranian i kishte treguar për skemën e supozuar të ryshfetit.

Gjykatësi tha gjithashtu se gjatë rrjedhës së çështjes, gjykata gjeti “prova të mjaftueshme” që mbështesnin konstatimin se Byrne “e dinte që historia ishte e rreme dhe se pjesa më e madhe e rrëfimit që përshkruante takimin e fshehtë me një zyrtar të qeverisë iraniane ishte e sajuar”.

Gjykatësi i çështjes Wilson urdhëroi gjithashtu Byrne t’i paguante Bidenit rreth 35,000 dollarë në sanksione gjyqësore.

Burimi: Bota Sot