“FIFA kaloi vijën e kuqe” – shpërthen revolta ndaj Infantinos pas

0%

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, po përballet me kundërshtime të mëdha pas polemikave të krijuara rreth kartonit të kuq të hequr për sulmuesin Folarin Balogun, raporton The Times.

Sipas raportimit, disa federata kombëtare po shqyrtojnë mundësinë për të ndryshuar qëndrimin e tyre për rizgjedhjen e Infantinos, pasi besojnë se FIFA ka kaluar një vijë të kuqe duke shtyrë pezullimin e Balogunit për pas përfundimit të Kupës së Botës, pas ndërhyrjes së pretenduar nga presidenti amerikan Donald Trump.

Edhe pse Infantino pritet ende të rizgjidhet pa kundërshtar vitin e ardhshëm, kjo valë kritikash mund të dobësojë ndjeshëm ndikimin e tij gjatë mandatit të fundit në krye të organizatës më të madhe të futbollit botëror. “Ndërhyrja politike në futboll nuk bëhet më e fortë se ajo që ka bërë Trump, ndërsa përpjekjet e FIFA-s për të dhënë shpjegime kanë qenë qesharake.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Fuqia e Infantinos është zbehur, ai është shumë i izoluar tani dhe do të jetë një president pa ndikimin e mëparshëm”, i ka thënë një burim i lartë nga bota e futbollit mediumit prestigjioz The Times.

Sipas raportimit, federatat e Gjermanisë, Holandës, Belgjikës, Norvegjisë dhe Zvicrës kanë kritikuar vendimin e komitetit disiplinor të FIFA-s, i cili konfirmoi kartonin e kuq të Balogunit, por vendosi që pezullimi i tij të shtyhej.

Kjo çështje pritet gjithashtu të ndikojë në planet e Infantinos për zgjerimin e Kupës së Botës për Klube, transformimin e saj në një kompeticion që zhvillohet çdo dy vite, si dhe përpjekjet për të ndryshuar statutet e FIFA-s në mënyrë që të kërkojë një mandat tjetër përtej vitit 2031./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi