Ish-presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se qëndron prapa deklarimeve të mëhershme për zhvillimet brenda LDK-së. Për sa i përket nismës për mbledhjen e nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhikut, Osmani tha se vlejnë të njëjtat deklarime. “Jam deklaruar për këto tema më herët.
Vlejnë të njëtat”, tha shkurt Osmani, para selisë së LDK-së, raporton KosovaPress. KosovaPress ka raportuar ekskluzivisht se kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe ai i Lipjanit, Imri Ahmeti, kanë nisur mbledhjen e nënshkrimeve për shkarkimin e Abdixhikut pasi nuk janë të kënaqur me rezultatet e zgjedhjeve të 7 qershorit.
