Orkestra e fëmijëve dhe e të rinjve “Amadeus” nga Prishtina ka rrëmbyer çmimet kryesore në Festivalin “Musica Orbis Festivals” që mbahet në Pragë të Çekisë. Festivali “Musica Orbis Festival 2026” (Festivali Musica Orbis) nisi më 9 korrik ndërsa mbyll sot, më .
Orkestra e fëmijëve dhe e të rinjve “Amadeus” që përfaqësoi Kosovën në këtë festival, ka fituar Çmimin e parë dhe medaljen e artë; Çmimin e publikut dhe adhuruesve, si dhe Çmimin special për koncertmjeshtrin e orkestrës, Elton Syla; Çmimin special për violinistin më entuziast nga violinat e para, Princ Fanaj.
Përmes një postimin në Facebook orkestra “Amadeus” ka njoftuar për triumfin në festivalin “Musica Orbis” në Pragë. “Me plot emocion e mburrje ndajmë lajmin e mrekullueshëm se Orkestra e fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” u shpërblye me KATËR çmime në festivalin ndërkombëtar të orkestrave ‘Musica Orbis’ në Pragë”- thuhet në Orkestra “Amadeus” me veprën shqiptare “Malësorja” të Lorenc Antonit.
Orkestra pati edhe dy paraqitje tjera, koncertin gala dhe në garën ndërkombëtare të orkestrave. Ceremonia e ndarjes së shpërblimeve të “Musica Orbis Prague Festival 2026” u mbajt të shtunën, më , në “National House of Vinohrady” në Pragë.
Suksesi i orkestrës “Amadeus” në festivalin “Musica Orbis Festival 2026”, vjen pas triumfit të kësaj orkestre në festivalin “Spring Symphonies” në Spanjë ku orkestra kosovare mori çmimin “Grand Prix” dhe vendin e parë në këtë festival të mbajtur nga 26 deri më .
