Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK) ka shënuar rezultat historik në performancën e investimeve gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026. Sipas të dhënave të fundit, kthimi bruto nga investimet për periudhën 1 janar – ka arritur në rreth 312 milionë euro, duke shënuar nivelin më të lartë të kthimit të realizuar ndonjëherë nga FKPK-ja brenda një periudhe gjashtëmujore.
Ky rezultat i shtohet performancës së viteve të fundit, ku vetëm gjatë viteve 2023, 2024 dhe 2025 kthimet bruto nga investimet kanë arritur në rreth 644 milionë euro. Në total, për periudhën nga 1 janari 2023 deri më , FKPK-ja ka akumuluar rreth 956 milionë euro kthim bruto nga investimet, duke reflektuar një periudhë me rezultate të rëndësishme në menaxhimin e mjeteve pensionale.
Rezultatet e publikuara tregojnë një rritje të vazhdueshme të performancës së investimeve të fondit dhe një ndikim pozitiv në vlerën e kursimeve pensionale të kontribuuesve.
