Media ka siguruar informacione të reja rreth gjendjes shëndetësore të punëtorit të Kosovamont-it, i cili u lëndua në vendin e punës, pasi një mjet i fortë i ra mbi kokë. Drejtori i Emergjencës Naser Syla, deklaroi se pacienti i është nënshtruar një operimi. I njëjti siç deklaroi Syla, më pas do të transferohet në Mjekimin Intensiv Qendror.
“Është transferu në sallën operative nga ekipet e neurokirurgjisë dhe anestezionit pas intervenimit do të transferohet në MIQ”, deklaroi Syla.
Burimi:
Bota Sot
