Shpërndaje në: Një vaksinë e re për të luftuar Ebolën tani do të testohet te njerëzit pasi rregullatori i Mbretërisë së Bashkuar ka dhënë leje për zhvillimin e provave. Shkencëtarët në Universitetin e Oksfordit filluan zhvillimin e vaksinës tetë javë më parë kur u shpall një emergjencë shëndetësore publike më 17 maj. Është e para nga katër vaksina në zhvillim që hyn në prova klinike.
Vullnetarët po rekrutohen, teksa dozat e para pritet t’u jepen të rriturve të shëndetshëm në Mbretërinë e Bashkuar “brenda disa javësh”. Epidemia e Ebolës, e përqendruar në Republikën Demokratike të Kongos, ka vrarë 625 persona me 1,792 raste të konfirmuara.
Shpërthimi ende nuk është nën kontroll dhe po zhvillohet në një zonë konflikti me popullata shumë të lëvizshme, duke rritur nevojën për një vaksinë për të ndihmuar në ndalimin e përhapjes së sëmundjes. Edhe Botë 9 muaj më parë Si u shpik unaza e fejesës me diamant dhe si u shit në mbarë botën Provat do të kryhen tek 50 të rritur të shëndetshëm të moshës 18-55 vjeç.
Studiuesit po punojnë gjithashtu me partnerë në Ugandë për t’u përgatitur për prova në Afrikë. Vullnetarët do të monitorohen për një vit, por shkencëtarët pritet të kuptojnë nëse vaksina po prodhon llojin e duhur të përgjigjes imune apo ndonjë efekt anësor të papritur.
