OBSH: Rastet me kancer do të rriten me 66.7% deri në 2050

0%

Rastet e reja me kancer në botë pritet të rriten me 66.7% deri në vitin 2050, ndërsa vendet me të ardhura të ulëta do të përballen me barrën më të rëndë të sëmundjes. Ky është paralajmërimi i një raporti të ri të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Sipas raportit, plakja e popullsisë, rritja demografike dhe ekspozimi ndaj faktorëve të rrezikut, si ndotja e ajrit, do të shtojnë ndjeshëm rastet e kancerit. Rritja më e madhe parashikohet në Afrikë, me 125.2%, dhe në rajonin e Mesdheut Lindor, me 109.8%. OBSH thekson se pabarazitë në diagnostikim dhe trajtim mbeten alarmante.

Mbijetesa pesëvjeçare për kancerin e gjirit dhe kanceret tek fëmijët është mbi 85% në vendet e pasura, por bie nën 45% në vendet me të ardhura të ulëta. Në shumë shtete, pacientët diagnostikohen vetëm kur sëmundja është në faza të avancuara, duke ulur ndjeshëm mundësitë për trajtim të suksesshëm.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Aktualisht, 1 në 5 persona rrezikon të zhvillojë kancer gjatë jetës, ndërsa 92% e njerëzve do të kenë një familjar të afërt të diagnostikuar me këtë sëmundje. Vetëm gjatë vitit 2024 u regjistruan 20.6 milionë raste të reja dhe rreth 9.7 milionë vdekje, duke e bërë kancerin shkakun e dytë kryesor të vdekjeve në botë, pas sëmundjeve kardiovaskulare.

Organizata Botërore e Shëndetësisë u bën thirrje qeverive të rrisin investimet në parandalim, diagnostikim të hershëm dhe trajtim, duke paralajmëruar se vendimet që merren sot do të përcaktojnë barrën globale të kancerit në dekadat që vijnë.

Burimi: Bota Sot