Familjarët e një 72-vjeçareje nga Vlora kanë bërë apel për ndihmë për gjetjen e saj, pasi prej disa orësh kanë humbur kontaktet me të. Sipas familjarëve, nëna Dallëndyshe është parë për herë të fundit pranë Rrugës së Re në Vlorë, rreth orës -, ku ka deklaruar se do të udhëtonte drejt Armenit me furgon.
Pas këtij momenti, familjarët nuk kanë më informacion për lëvizjet apo vendndodhjen e saj. Në momentin e humbjes së kontaktit, 72-vjeçarja ishte e veshur me rroba të zeza dhe mbante një kapele të bardhë. Familjarët bëjnë me dije se ajo vuan nga demenca, çka e bën më të vështirë orientimin e saj.
Kushdo që e ka parë apo ka informacion për vendndodhjen e saj, lutet të kontaktojë familjarët në numrat: 0696055405 0685555875 Çdo informacion mund të jetë i vlefshëm për rikthimin e saj pranë familjes.
