Gjendet i vdekur një 25-vjeçar në një banesë në Mitrovicë

0%

Një 25-vjeçar është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së dielës në një banesë në Mitrovicën e Jugut. Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti. “Sot, rreth orës , Policia ka pranuar informatën se në një banesë në Mitrovicën e Jugut është gjetur pa shenja jete një mashkull, 25-vjeçar.

Njësitë policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës”, tha Zahiti për Telegrafin. Ai bëri të ditur se, me urdhër të prokurorit, pas përfundimit të veprimeve të nevojshme hetimore, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), ku do t’i nënshtrohet obduksionit për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të rastit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi