Policia në Prizren ka gjobitur me 300 euro një kompani pasi nuk kishte siguruar ngarkesën në kamion. Organet e rendit gjatë kontrollit kanë konstatuar se drejtuesi i kamionit nuk kishte siguruar ngarkesën, duke rrezikuar sigurinë në komunikacion. Policia e Kosovës ka thënë se për këtë shkelje gjoba iu ka shqiptuar personit juridik – kompanisë pronare të kamionit.
Policia ka theksuar se “mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe garantimin e sigurisë publike”, duke ndërmarrë veprime të vazhdueshme për identifikimin, parandalimin dhe ndalimin e dukurive që bien ndesh me ligjin dhe që rrezikojnë jetën e qytetarëve.
