Notat e lojtarëve, Spanjë 2-1 Belgjikë: Ja kush shkëlqeu dhe kush

0%

Spanja ka siguruar një vend në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026, pasi ka mposhtur Belgjikën me rezultat 2-1 në një çerekfinale dramatike, të vendosur vetëm në minutat e fundit të takimit. Skuadra e Luis de la Fuente kontrolloi më shumë lojën dhe krijoi disa mundësi të mira, por Belgjika qëndroi në garë deri në fund, duke e bërë përballjen tejet të tensionuar.

Për ‘Furinë e Kuqe’ golat i realizuan Fabian Ruiz dhe Mikel Merino, ndërsa për Belgjikën realizoi Charles De Ketelaere. Ndonëse belgët e humbën ndeshjen dhe u eliminuan, lojtari më i mirë i ndeshjes doli të jetë Thibaut Courtois (7.8), i cili deri në momentin e zëvendësimit bëri plot katër pritje, duke e mbajtur kombëtaren e tij në lojë.

Mikel Merino vendos sërish – Spanja kalon Belgjikën dhe prek gjysmëfinalen Përveç Courtois, me nota pozitive te Belgjika u vlerësuan edhe Charles De Ketelaere (7.4) dhe Nathan Ngoy (7.1). Në anën tjetër të Spanja lojtari më i mirë sipas Sofascore u vlerësua Rodri (7.7) i cili pati një paraqitje tejet solide në mesfushë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Me notë pozitive gjithashtu kaloi edhe Lamine Yamal (7.5) i cili në disa raste vuri në vështirësi mbrojtjen belge me driblimet e tij. Lojtari me notën më të dobët ishte portieri Senne Lammens (6.1). Notat e lojtarëve tjerë të Spanjës dhe Belgjikës: Spain – Belgium Live Score / Telegrafi

Burimi: Telegrafi