Një muaj në arrati, 22-vjeçarja nga Vushtrria ende e pakapshme për Policinë

0%

Një 22-vjeçare nga fshati Samadrexhë i Vushtrrisë vazhdon të jetë në kërkim nga Policia e Kosovës, nën dyshimin për përfshirje në veprimtari që lidhen me narkotikët. Sipas njoftimit të autoriteteve, e dyshuara Blerina Maloku është shpallur në kërkim me autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë, në kuadër të një hetimi që po zhvillohet nga Departamenti për Krime të Rënda.

Ajo dyshohet se ka qenë e përfshirë, në cilësinë e bashkëkryerëses, në veprën penale që lidhet me blerjen, posedimin, shpërndarjen dhe shitjen e paautorizuar të narkotikëve dhe substancave psikotrope.

Policia ka publikuar të dhënat dhe fotografinë e saj me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarës, ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë me organet e rendit në rast se kanë informacione që mund të ndihmojnë në gjetjen e saj. Hetimet për rastin janë ende në vazhdim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Policia shpall në kërkim 22-vjeçaren nga Samadrexha, dyshohet për shitje të drogës Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com