Muriqi: Madhështia e Fenerbahçes është “tjetër nivel”

0%

Shpërndaje në: Vedat Muriqi e vlerëson maksimalisht kthimin te Fenerbahçe. Sulmuesi kosovar u kthye te gjiganti turk pas një periudhe të gjatë te Mallorca në Spanjë. Muriqi shkëlqeu në edicionin e kaluar dhe pasi Mallorca nuk siguroi mbijetesën në La Liga, u transferua te klubi i madh nga Stambolli.

Të premten ka dhënë një intervistë për televizionin e Fenerbahçes, ndërsa ka falënderuar të gjithë në klub që e vlerësuan të denjë për ta veshur sërish fanellën e klubit. “Është burim krenarie të jem këtu. E dija që më ka munguar ky vend prej momentit kur erdha në klub, por tani e kuptoj se sa shumë më ka munguar. Më kanë dhënë një mundësi tjetër në këtë klub të madh.

Ky klub i madh është si asnjë tjetër. Kam pasur mundësi dhe kam fituar përvojë në Evropë, por madhështia e Fenerbahçes është vërtetë diçka tjetër”, ka thënë Muriqi. Ai më pas ka folur për kushtet që i ka Fenerbahçe e që nuk i kanë shumë klube në Evropë. Prizrenasi ka treguar se që në janar ishte kontakti i parë për kthim te Fenerbahçe. Ka folur edhe për rrjedhën e negociatave.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Po kthehem tjetër lojtar. Kam fituar përvojë. Kam parë shumë gjëra të ndryshme. Vedati 25-vjeçar ka shkuar, tani është një Vedat me më shumë përvojë. Por është një Vedat shumë më i uritur se kur ishte 25-vjeçar”. Muriqi ka treguar se gjithë familja e tij e përkrah Fenerbahçen, e sidomos gruaja e tij. Ylli i Kosovës ka folur për vështirësitë që kishte te Lazio dhe sukseset me Mallorcan.

“Qëllimi im është të shënoj sa më shumë gola të jetë e mundur. Asnjëherë nuk i vë synim vetes në fillim të edicionit. Qëllimi është të të kontribuoj plotësisht për klubin në një mënyrë. Me gola, asistime, me shpirt luftarak, duke qenë mentor jashtë fushe. Dua të kontribuoj sa më shumë të jetë e mundur.

Synimi kryesor është titulli i kampionit dhe mendoj se do ta fitojmë titullin me kontributin e të gjithëve. Jam i gatshëm të bëj çdo gjë që kërkohet për Fenerbahçen”, ka theksuar Vedat Muriqi. 32-vjeçari luajti për Fenerbahçen në edicionin 2019/2020. Më pas luajti për Lazion dhe nga janari 2022 për Mallorcan.

Burimi: Koha