​Qytetarët u besojnë institucioneve, por ankohen për papunësi e paga të ulta

0%

Forca e Sigurisë së Kosovës edhe këtë vit radhitet si institucioni më i besueshëm në Republikën e Kosovës, duke gëzuar 87.4% të besueshmërisë së qytetarëve të intervistuar nga Anketa Rajonale ”WeBalkans 2026”, e mbështetur nga Bashkimi Evropian. Si institucion i dytë më i besueshëm mbetet Policia, me 85.6%.

Derisa nga institucionet politike, bindshëm i pari mbetet ai i presidentit, me 77 %, para Qeverisë të cilës i besojnë 64.8% dhe Kuvendit me 57.8%. Fort të besueshme mbeten edhe autoritetet fetare. Ndërsa më së paku të besueshme janë partitë politike, ku niveli i mosbesimit është në 67.6, si dhe mediat me 52.2%.

Por, nga të njëjtit qytetarë që janë të kënaqur me institucionet, një numër i madh i tyre e ka shprehur pakënaqësinë me nivelin e papunësisë, duke e radhitur si problemin më shqetësues me 49.9%, bashkë me nivelin e ultë të pagave dhe pensioneve, me 47.9%, dhe gjendjen e rëndë të sistemi shëndetsor me 49.1%.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Si shqetësim i katërt, me 48.3, u radhit kostoja e lartë e jetesës dhe inflacioni, krahas varfërisë me 45.1%, dhe pakënaqësive me sektorin e energjisë me 42.5%.

Burimi: Bota Sot