Në rajonin e Prizrenit, gjatë ditës së sotme, janë regjistruar dy raste të personave të cilët janë gjetur pa shenja jete. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka bërë të ditur se për të dy rastet (e ndara) janë iniciuar hetime dhe, bazuar në rrethanat fillestare, dyshohet se bëhet fjalë për vetëvrasje.
“Sot, më datë , në rajonin e Prizrenit janë raportuar dy raste të personave të gjetur pa shenja jete, për të cilat janë iniciuar hetime”, ka deklaruar Bytyqi. Rasti i parë është raportuar rreth orës , pasi është pranuar informata se në rrugën “Turgut Özal” në Prizren, në banesën e saj, ndodhej një person pa shenja jete.
Patrulla policore ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipi i Emergjencës ka konstatuar vdekjen e viktimës. Sipas informacioneve fillestare, viktima është një grua rreth 54-vjeçare. Bazuar në rrethanat e evidentuara në vendin e ngjarjes, dyshohet se ajo ka kryer vetëvrasje.
Rasti i dytë është raportuar rreth orës , kur një zyrtar policor ka njoftuar se në një zonë pyjore në fshatin Restelicë, komuna e Dragashit, është gjetur një person pa shenja jete. Patrulla policore dhe ekipi i Emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës. Sipas informacioneve fillestare, viktima është një burrë rreth 68-vjeçar.
Bazuar në rrethanat e para të evidentuara në vendin e ngjarjes, dyshohet se edhe në këtë rast bëhet fjalë për vetëvrasje. Për të dy rastet është njoftuar prokurori kompetent, me autorizimin e të cilit kanë nisur veprimet hetimore.
Me urdhër të prokurorit, trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa rastet janë iniciuar dhe po hetohen si “Hetim i vdekjes”.
